Beteja për Kuvendin
Prishtinë, 17 korrik - Asnjëherë më parë në historinë parlamentare të Kosovës, nuk ka pasur më shumë paqartësi dhe dilema para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës sesa kjo e cila do të mbahet sot.
E paqartë mbetet çështja e kryeparlamentarit, pasi PDK dhe koalicioni LDK, AAK dhe Nisma janë duke insistuar se ky post u takon të dyja palëve, shkruan Epoka e Re.
I paqartë mbetet edhe pozicionimi i grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit, edhe pse kryesia në largim e këtij institucioni ka marrë vendim që deputetët e grupit parlamentar LDK, AAK e Nisma ta zënë vendin e ulëseve në mes të sallës aty ku më herët ishte grupi parlamentar i PDKsë.
/epokaere/