06 Maj 2024

Besnik Tahiri vëzhgon zgjedhjet parlamentare në Jordani

Prishtinë, 24 janar - Me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI) me seli në Washington, Besnik Tahiri, Drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, po qëndron në Mbretërinë e Jordanisë, ku është duke i vëzhguar zgjedhjet parlamentare.

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtar përbëhet nga 29 vende të Botës dhe si i tillë ka për detyrë të shoh në njërën anë rolin e mekanizmave institucional në përgatitjen e procesit të votimit, ndërsa në anën tjetër kapacitetet organizative dhe monitoruese vendore si mjet konsolidimin e demokracisë.

Ndërkaq Besnik Tahiri, në një takim të veçantë në përmbyllje të procesit zgjedhor u shpreh se “secili vend që ka për synim forcimin e demokracisë dhe parimeve të qeverisjes së mirë duhet të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike si fondament kryesor i një shoqërie të shëndosh”.

Tahiri gjithashtu, foli për rëndësinë e një sistemi të qëndrueshëm dhe funksional ku dihet qartë adresa e llogaridhënies dhe ku ekzekutivi buron nga legjitimiteti i votës së qytetarit në mënyrë që të sigurohet se strukturat qeverisëse nuk shkëputen nga vullneti, shqetësimet dhe pritjet e qytetarëve.

Gjatë këtij Misioni z. Tahiri pati mundësi të bashkëbisedoj dhe shkëmbej përvojat dhe praktikat e mira të Kosovës në raport me vende të ndryshme nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme.

Një interesim i veçantë i këtyre pjesëmarrësve ishte se si Republika e Kosovës e përmbylli tranzicionin dhe si po ec procesi i shtet ndërtimit.

Gjithashtu, Besnik Tahiri, së bashku me z. Arianit Shehu, drejtor i NDI për Jordani dhe Siri dhe njëherësh Shef i misionit të vëzhgimit ndërkombëtar gjatë takimeve me vendet pjesëmarrëse që ishin pjesë e misionit monitorues, diskutuan shumë detaje rreth sistemit të pushtetit lokal në Kosovë si dhe raportet në mes të këshillave komunale dhe ekzekutivit, pasi që ky proces mund të shërbejë me shembuj potencialë për konsolidimin e demokracisë lokale në këto vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)