Besnik Tahiri nominohet për kryetar të Komunës së Prishtinës
Prishtinë, 7 prill - Sot është mbajtur Kuvendi VI Zgjedhor i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.
Kuvendi ka zgjedhur për kryetar të Degës koordinatorin e deritashëm të saj, Besnik Tahirin.
Njëkohësisht, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka nominuar zyrtarisht Besnik Tahirin kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Kuvendi VI Zgjedhor i Degës së AAK-së në Prishtinë, ishte rrumbullakësim i një maratone të gjatë disajavëshe në të gjitha nëndegët e partisë, në Prishtinë dhe fshatrat rreth saj, ku në një porces të rregullt dhe krejt demokratik u zgjodhën dhe konsoliduan strukturat drejtuese dhe përfaqësuese të AAK-së.