Bernard Kouchner nderohet me Medaljen Humanitare Nëna Terezë
Prishtinë, 5 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, zotëri Bernard Kouchner, të cilit, me këtë rast, ia dha dekoratën Medaljen Humanitare Nëna Terezë, medalje që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.
Kushner e falënderoi Presidenten Jahjaga, institucionet dhe popullin e Kosovës për nderimin që i kanë bërë me dhënien e kësaj mirënjohjeje.
Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në vendin tonë, Maryse Daviet.