Berisha: Vuçiq do copëtimin e Kosovës
Prishtinë, 25 korrik - Analisti Ibrahim Berisha shprehet se teksti i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, me theksin për të nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovë, mund të jetë ndër më fatalët për tërësinë integrale dhe sovranitetin e Kosovës.
Të mos lejojmë që të humbasim ose dikujt tia dorëzojmë atë që kemi, por edhe të mos presim se do të na kthehet në dorë ajo që e kemi humbur kaherë, ka thënë presidenti serb në një intervistë për mediat në Beograd.
Por, Berisha shprehet se Vuçiq edhe formalisht do hisen e Serbisë në Kosovë, të cilën e konfirmon se tashmë e ka dhe duhet përfunduar me procedura demokratike.
\"Ai nuk flet për shtetin e Kosovës, por për një pjesë të Serbisë në Kosovë, i cili sipas konstruktit politiko-administrativ të Beogradit, formalizohet përmes Asociacionit si hap i fundit për coptimin territorial të Kosovës\", thotë Berisha.