15 Janar 2025

Berisha: Shtetësi për çdo shqiptar kudo që jeton

Tiranë, 4 dhjetor - Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë të mbajtur në Vlorë, ka deklaruar se do të japë shtetësinë shqiptare për shqiptarët kudo që jetojnë.

Nga Shtepia Muze e Pavaresise ne Vlore, ku u zhvillua mbledhja e Qeverise, Kryeministri Berisha paralajmeroi hartimin e nje projektligji qe u jep shtetesine shqiptare, ne menyrete pakushtezuar, cdo bashkekombasi, pavaresisht vendit ku ai jeton.

Duke vene ne dukje faktet e hidhura historike te copetimit te shqiptareve ne 5 shtete, Kryeministri Berisha vleresoi se ligji per marrjen e shtetesise per çdo shqiptar qe e deshiron ate eshte nje nga nismat e bashkimit te kombit.

"Dorezim me perparesi ne parlament i ligjit qe percakton njohjen pa kushte te shtetesise shqiptare te cdo shqiptari qe aplikon per te kudo qe ndodhet. Ky eshte mesazhi i 100-vjetorit. Po rikthehet nje e drejte qe u eshte mohuar 100 vjet. Pra, kombi eshte nje dhe cdo shqiptar kudo ku jeton meriton shetesine shqiptare", tha Berisha.
 
Berisha u kërkoi mirëkuptim fqinjëve dhe ndërkombëtarëve për këtë çështje. Ai ftoi opozitën që të votojë tre ligjet e kërkuara për integrimin.

Duke bere te qarte se ligji do te hyje ne fuqi pas zgjedhjeve te qershorit, Kryeministri Berisha kerkoi bashkepunimin e opozites per kete inisiative dhe per tre ligjet kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat, te frymezuar nga mesazhi i bashkimit kombetar ne 100 vjetorin e Pavaresise.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)