07 Maj 2024

Berisha: Rexhepi na dha mirënjohje dhe na pezulloi

Prishtinë, 22 nëntor - Lidhur me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për pezullimin nga puna me pagesë, ka reaguar edhe Besnik Berisha - drejtorin e pezulluar në Departamentin për Prodhim të Dokumenteve

“Lidhur me vendimin për pezullim të përkohshëm të lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, njoftoj opinionin se ky vendim është i pabazuar dhe tendencioz dhe se do të kërkoj që ky vendim ligjërisht të hidhet poshtë”, thuhet në reagimin e Berishës, i cili ka arritur në emailin e redaksisë.

Sipas tij, arsyetimi për keqmenaxhim nuk është i vërtetë, sepse “Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve nuk ka asnjë vërejtje nga Auditori i Brendshëm dhe Auditori i Përgjithshëm”.

“Po ashtu, edhe raporti i progresit ka qenë çdo here pozitiv për këtë departament”, shton Berisha.

Drejtori i pezulluar thekson se të gjitha projektet janë “kryer me sukses” për çka edhe Ministri Rexhepi më 10 gusht 2012 ka ndarë mirënjohje.

“Sa i përket projektit të pasaportave biometrike nuk jemi caktuar me vendim nga Sekretari që DPD-ja ta menaxhoj këtë projekt kapital (edhe pse kemi kërkuar ), andaj Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve nuk e ka menaxhuar kontratën dhe nuk mund të jetë përgjegjës për keqmenaxhim. Sa i përket marrëdhënieve ndërnjerëzore me stafin, DPD ka respektuar me përpikëri të gjitha ligjet, udhëzimet administrative dhe rregulloret të aplikueshme”.

Berisha në fund të reagimit të tij ka paraqitur edhe reagimin e 103 punëtorëve të DPD-së, drejtuar Ministrit dhe Sekretarit të MPB-së, lidhur me demantimin për “keqmenaxhim dhe marrëdhënie të këqija ndërnjerëzore me stafin”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)