19 Janar 2025

Berisha: Rama s’mund të flas për Kosovën në Beograd

Tiranë, 16 janar - Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar pas njoftimit që kryeministri Edi Rama, do të vizitoj Beogradin. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se janë duke u përgatitur për vizitën e kryeministrit Rama, e cila sipas tyre pritet të ndodhë në muajin shkurt.

Ndërkohë, Berisha mendon se bashkëpunimit rajonal, pas marrëveshjes së 19 prillit në mes të Kosovës dhe Serbisë, i është hapur rrugë, në këtë kontekst edhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral mes Shqipërisë dhe Serbisë

“Të dashur miq, sot Beogradi njoftoi nëpërmjet ministrit të jashtëm Mrkiç se Edi Rama do realizojë në shkurt vizitën e tij në Beograd, të shtyrë për arsye enigmatike nga muaji nëntor. Pas marrëveshjeve Prishtinë - Beograd të firmosura në Bruksel janë krijuar mundësi reale për një bashkëpunim të gjerë rajonal. Në këtë kontekst, Tirana dhe Beogradi duhet të bëjnë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjerë bilateral në interesin më të mirë të dy vendeve”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Por, ish kryeministri i Shqipërisë, thotë se Kosova, nuk mund të jetë kurrë në agjenden e bisedimeve në mes të Tiranës dhe Beogradit zyrtarë.

“Por përfshirja e Kosovës në axhendën e takimit bilateral Tiranë - Beograd, siç njoftoi zoti Mrkiç, është absolutisht e dënueshme. Kosova e pavarur ka përfaqësuesit e vet me legjitimitet kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nuk mund të përfaqësohet nga asnjë përfaqësues i Shqipërisë apo ndonjë vendi tjetër për interesat e saj ne Beograd. Zoti Mrkiç dhe Edi Rama duhet ta dine mire se kohërat kur Beogradi diskutonte me përfaqësuesit e Shqipërisë për Kosovën kanë marrë fund”, ka shkruar Berisha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)