Berisha nuk është larguar nga AAK-ja
Prishtinë, 14 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se deputeti i saj Rrustem Berisha, nuk do të kalojë në ndonjë subjekt tjetër politik.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gjenerali Rrustem Berisha, reagon ndaj spekulimeve të sotme të disa portaleve vendore. Berisha nuk do të kalojë askund dhe, në asnjë taborr tjetër, por ai karrierën e tij politike do ta vazhdojë, gjithmonë, aty ku edhe e ka filluar, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media të AAK-së.