Berisha: Koalicioni PDK-LDK, në interes të Kosovës
Tiranë, 20 nëntor - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Bersha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.
Berisha në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se tash pas arritjes së marrëveshjes duhet të konstituohen institucionet sa më shpejt.
Të dashur miq, dy forcat e mëdha politike në Kosovë, PDK-ja dhe LDK-ja, arritën një marrëveshje që të qeverisin së bashku vendin e tyre dhe ti japin fund një ngërçi të zgjatur. Me këtë rast përshëndes këtë marrëveshje, forcat politike që e arritën atë, si interesi më i mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe uroj që institucionet e dala nga zgjedhjet të konstituohen sa më shpejt e të kenë suksese në detyrat e tyre të rëndësishme, ka thënë Berisha.