20 Janar 2025

Beqiri: ​Zgjedhjet duhet të mbahen në qershor

Prishtinë, 30 prill - Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka vlerësuar se nuk ka kurrfarë arsye që zgjedhjet parlamentare të mbahen pas muajit qershor.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Beqiri ka deklaruar se LDK-ja do të vazhdojë të insistojë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në mes të muajit qershor.

Ai ka thënë se është e nevojshme që zgjedhjet të mbahen në qershor.

“Mendoj se është arsye dhe nevojë e qytetarëve të Kosovës që në qershor të dalin në votime, në mënyrë që të zgjedhin një legjislaturë dhe qeveri që do të jenë të përgjegjshme në raport me qytetarin.\"

\"Na pëlqeu neve apo jo, kredibiliteti i qeverisë aktuale ka shkuar në zero. Po ashtu, edhe Kuvendit të Kosovës i ka humbur serioziteti, efikasiteti dhe kredibiliteti. Realisht Kuvendi i Kosovës nuk është duke arritur ta luajë rolin mbikëqyrës ndaj Qeverisë”, ka thënë Beqiri.

Në këtë kontekst, Beqiri ka kërkuar nga liderët e partive politike të bien në ujdi për shpërndarjen e Kuvendit, në të kundërtën, sipas tij, LDK-ja do të iniciojë mocion mosbesimi për Qeverinë.

 “Siç kemi thënë edhe më herët, në rast se Kuvendi nuk shpërndahet më së voni javën e ardhshme, do të iniciojmë një mocion të mosbesimit për Qeverinë”, është shprehur Beqiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)