Beqiri: Serbia e qoi në vend amanetin e Daçiqit dhe Nikoliqit
Prishtinë, 24 janar - Kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginë të Preshevës, Galip Beqiri, ka deklaruar se lapidari nuk është mbrojtur nga qytetarët dhe të tjerët për arsye se atë ditë lidershipi i Luginës ka pasur të dal me një deklaratë se do ta zhvendosin lapidarian në një vend tjetër.
\"Serbia kur e pa se kjo do të ndodhë, për ti shkuar në vend amaneti i kryeministrit Daçiq dhe presidentit Nikoliq, ka ndërmarrë aksion për tërheqjen e lapidarit. Prandaj, ka qenë e pamundur të mbrohet fizikisht lapidari sepse ka qenë e vështirë një përballje me xhandarmërinë serbe\", ka theksuar ai.
Sipas tij qeveria e Serbisë dhe Daçiqi në këtë rast na kanë tradhtuar.
\"Kemi qenë shumë afër zgjidhjes se problemit me atë të dialogut ka thënë për \"Epoka e Re\", kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginë të Preshevës, Galip Beqiri.