Beqiri: PDK-së i dhezë vonë!
Prishtinë, 29 janar - Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se në asnjë mënyrë LDK-ja nuk rrezikohet dhe nuk e ndjen vetën të rrezikuar nga PDK-ja.
LDK-ja është e djathtë me letra, me fjalë, me punë dhe me përfaqësim atje ku duhet. Kështu që, PDK-ja duhet të dëshmoj shumë se a është e tillë, e qendrës së djathtë, ka thënë Beqiri për Epokën e Re.
Sipas tij, në të mirë të vendin do të ishte që LDKja ta qeveriste Kosovën si parti e qendrës së djathtë.
PDK-ja gjithmonë gjërat i merr vesh më vonë. Siç thotë populli këtyre iu ka dhezë vonë. PDK-ja gjithmonë ka qenë më e vonshme se LDK-ja në të kuptuarit e asaj së çfarë është mirë për këtë vend, ka thënë Beqiri.