Beqiri: PDK-ja nuk do ta ketë kurrë Prishtinën
Prishtinë, 14 korrik - Nga debati për dialogun Kosovë-serbi kalon në debat mes të Kryeministrit Thaçi dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri. Kjo ka ndodhur sot në seancën parlamentarë të kuvendit të Kosovës.
Baqiri e Thaçi debatuan për çështjen se kush e ka nisur procesin e ndërtimit të miqësisë me SHBA-në e BE-në.
Kryeministri Thaçi në vazhdimësi kërkonte deklarim nga Beqiri nëse LDK është për apo kundër dialogut, ndërsa vet Beqiri i nervozuar i cilësoi këto deklarata si provokimin derisa kërkoi nga Kryeministri qe të mos merret me punë të LDK-së.
Madje ai tha se nëse kryeministrit është aq shumë i interesuar për LDK-në atëherë mund edhe të anëtarësohet, por sipas tij së pari duhet ti plotësoj kushtet.
Pse po merresh kaq shumë me LDK-në nëse dëshiron mund të anëtarësohesh, por për këtë duhet plotësuar kushtet, ka thënë Beqiri.
Beqiri ka thënë më tej se PDK nuk do ta fitoj kurrë Prishtinën.