Beqiri: LDK nuk hyn në koalicion me PDK-në
Prishtinë, 2 tetor - Në asnjë kombinim, partia e Isa Mustafës nuk do të pranojë të hyjë në ndonjë koalicion me PDK-në e Thaçit.
Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, më 9 qershor LDK-ja ka filluar takimet fillimisht me Fatmir Limajn e më pastaj dhe me Ramush Haradinajn për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Me apo pa Hashimin, LDK nuk hyn në koalicion me PDK-në, ka thënë Ismet Beqiri i LDK-së në një intervistë për gazetën Zëri./