04 Maj 2024

Beqiri: LDK-ja s’e ka për hajgare

Prishtinë, 31 gusht- Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri ka paralajmëruar se LDK nuk do të kthehet në Komisioni për Reformën e Zgjedhore, pa u respektuar në tërësi marrëveshja për Presidentin.

Ai në një intervistë për “Epoka e Re” ka thënë se LDK këtë çështje nuk e ka për ‘hajgare’.

“Largimi i LDK-së nga Komisioni për Reformën e Zgjedhore tregon se jemi të vendosur të respektohet në tërësi marrëveshja PDK-LDK-AKR. Në çastin që respektohet kjo marrëveshje LDK-ja do të kthehet në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në të kundërtën s’do të kthehet”, ka thënë Beqiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)