Beqiri: Koalicioni AAK - LDD, i gabuar
Prishtinë, 10 prill - Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) më mirë do të akomodohej në këtë parti sesa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt.
Në një intervistë për Epokën e Re, Beqiraj theksoi se LDD-ja do të akomodohej shumë më mirë në LDK dhe kjo sipas tij është e padiskutueshme.
Vetë fakti se ata njerëz kanë dalë nga LDK-ja dhe deri dje kanë qenë votues të LDK-së, është shumë e qartë se ata do ta gjenin veten më mirë në kuadër të koalicionit me ne, ka deklaruar Beqiri.