Beqiri: Dell, garant i marrëveshjes PDK-LDK-AKR
Prishtinë, 27 prill - Për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) është e papranueshme që zgjedhjet presidenciale të mbahen në vitin 2013, sepse në këtë rast shkelet marrëveshja PDK-LDK-AKR, si dhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, ka thënë për Tribuna Shqiptare, shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Nuk është Qeveria ajo që i cakton zgjedhjet. Ata që bëjnë këto deklarata nuk i bëjnë nder as vendit, as institucioneve. I nxjerrin joserioz vetë ata, duke filluar prej Thaçit, ka thënë Beqiri.
Ai ka thënë se nuk duhet harruar se prapa marrëveshjes qëndron si garant ambasadori amerikan, Christopher Dell.