Beqaj: Thaçi, trashëguesi më besnik i rugovizmit"
Prishtinë, 22 shtator - Largimet në LDK pas vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova nuk kanë ndodhur si pasojë e pakënaqësisë me kursin politik që ka ndjekur partia, po për shkak të karaktereve të paepura të pushteteve.
Kështu ka thënë analisti Behlul Beqaj, shkruan Koha Ditore.
Bindja e tyre ka qenë interesi. Interesi i tyre ka qenë dhe mbetet pushteti. Ndërsa karakteri i pushtetit ka zanafillën e bastardimit qysh në kohën e Rugovës. Unë si harroj zgjedhjet aklamative, të cilat përsëriten edhe sot nga kriptp enveristët edher të partive tjera, vlerësoi Beqaj.
Sipas tij, pasardhësi i vërtetë i Rugovës mund të jetë vetëm ai që arrin maksimumin e synimeve me minimum të sakrificave.
Bazuar në këtë, ka thënë se trashëguesi më besnik i rugovizmit sot nuk është nga radhët e LDK-së, por është kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
/Koha Ditore/