29 Prill 2024

Beqaj: Nuk kam mosmarrëveshje me Pacollin

Prishtinë, 2 shtator- Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë së Kosovës në një intervistë për “Epokën e re” e ka mohuar se ka pasur ndonjë mosmarrëveshje zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli.

“Asnjëherë nuk kam pasur mosmarrëveshje me z. Pacolli. Janë koncepte që janë krijuar nëpër medie. Ne e kemi një koncept funksional të Qeverisë, e ajo është strategjia e zhvillimit ekonomik. Kushdo që diskuton për çfarëdo plane zhvillimore ato duhet të kalojnë nëpërmjet rregullit, harmonizimit të strategjisë që ne e kemi aprovuar si Qeveri, duke përfshirë këtu edhe partnerët e koalicionit”, ka thënë Beqaj.

Megjithatë Beqaj ka deklaruar se në secilën qeveri dhe parlament ka zëra të ndryshëm e koncepte të ndryshme.
“Ne jemi përcaktuar për një ekonomi të tregut, ku privatizimi do të bëhet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, me ç’rast do të hiqen edhe mundësitë e drejtpërdrejta ndërkombëtare. Normalisht se këtu ka qenë një dallim i koncepteve, të cilat ne i kemi diskutuar me partnerët e koalicionit dhe sot kemi si rezultat edhe aprovimin e ligjeve . Realisht kjo tregon se Kosova po ecën shumë fuqishëm drejt një procesi të mirëfilltë të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë, duke hequr nga barra të gjitha ato rregullore të UNMIK-ut që kanë qenë më para si dhe duke ia kthyer dinjitetin ekonomisë së Kosovës. Pra, po punojmë të kemi kompetenca të plota në duart e zyrtarëve vendorë”, ka thënë Beqaj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)