Beqaj ministër i Financave, Ismajli ministër i MZHE-së
Prishtinë, 16 maj Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të emërojë Besim Beqaj, ministër të Ministrisë së Financave dhe Fadil Ismajli, Ministër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Kështu u njoftua përmes një komunikate të Qeverisë, sipas së cilës vendimin për emërtimin e tyre në këto poste qeveritare e ka marrë kryeministri Hashim Thaçi.
Posti i ministrit të Financave ka mbetur i zbrazët tash e disa muaj pasi ish-ministri Bedri Hamza u largua për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës ndërsa Fadil Ismajli disa vite ka qenë drejtor i KEK-ut. Së fundi, para se të kalojë në pozitën e re, ishte drejtori i KOSTT-it.