Beqaj: LDK ka nevojë historike për ta ndërruar kryetarin e saj
Prishtinë, 12 maj - Politologu Belul Beqaj ka komentuar procesin e zgjedhjeve në LDK. Ai mendon se mbajtja e Isa Mustafës edhe për një mandat kryetar i LDK-së do ti shkaktojë dëme të pariparueshme kësaj partie.
Sipas tij, LDK-ja ka nevojë historike për ta ndërruar kryetarin e saj, shkruan Epoka e re.
Beqaj ka thënë se deri më tashti Vjosa Omsani dhe Anton Qumi me bashkëmendimtarë të tjerë kanë treguar deri diku vizion, qëndrueshmëri programore, politike dhe morale, për të cilën aktualisht ka më shumti nevojë, dhe jo vetëm LDK-ja.