Beogradi s'i thërret serbët të dalin në zgjedhje
Beograd , 10 nëntor - Qeveria e Serbisë vlerëson se nuk janë "përmbushur kushtet që ti thërrasë serbët për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.
"Qeveria e Serbisë konsideron se është e domosdoshme që përmes rrugëve të dialogut, Beogradi dhe Prishtina, sa më shpejt që të jetë e mundur, të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët dhe që do të sillte pajtimin historik serbo-shqiptar, thuhet në një njoftim të Qeverisë serbe, të cilin e transmetojnë mediat serbe.