Bentler takoi Bogdanoviç-in në Veri të Mitrovicës
Prishtinë, 3 korrik - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, dhe Ministri i Serbisë për Kosovë dhe Metohi, Goran Bogdanoviç bashkërisht denuan dhunën e shkaktuar e cila ndodhi dje gjatë demonstratave në Mitrovicë.
Ata inkurajuan institucionet përkatëse që shumë shpjetë të zbulojnë aktorët e krimit, ku edhe shprehën keqardhje për humbjen e jetës dhe shkaktimit të lëndimeve.
Të dytë shprehën dëshirën e tyre për mirëmbajtjen e ambientit të qetë dhe sigurtë. Është cekur, që të gjitha palët duhet ti shmangen përdorimit të dhunës dhe të shprehurit e së drejtës së lirisë duhet të bëhet në mënyrë paqësore.
Komandanti i KFOR-it dhe Ministri Bogdanovic po ashtu në përgjithësi diskutuan mbi çështjen e mbrojtjes së lokacioneve Fetare dhe Kulturore në Kosovë si dhe procesin e kthimit duke marr parasysh ngjarjet e fundit.