16 Janar 2025

Benedejčič konfirmon përkushtimin e NATO për ruajtjen e paqes

Prishtinë, 26 prill - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot ambasadorin e Sllovenisë në selinë e NATO-s, Andrej Benedejčič.

Kryetari Haradinaj e falënderoi ambasadorin Benedejčič për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë Kosovës dhe popullit të Kosovës në të gjitha proceset e deritashme dhe të shtetndërtimit në vendin tonë.

Kreu i AAK-së, gjithashtu, ia përcolli ambasadorit slloven në NATO mirënjohjen për punën që po bën dhe rolin pozitiv dhe gatishmërinë që Sllovenia po e dëshmon në të gjitha zhvillimet në afirmimin dhe pranimin e Kosovës në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare.

Nga ana e tij, ambasadori Benedejčič e konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e paqes.

Benedejčič konfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë Sllovene për mbështetje të vazhdueshme në të gjitha sferat që ndërlidhen me zhvillimet demokratike në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)