15 Janar 2025

Belgjika përkrah proceset integruese të Kosovës

Prishtinë, 7 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim njohës Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, Jorezidente në Kosovë, Anick Van Calster, e cila ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në MPJ të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka njoftuar Ambasadoren Calster për proceset në Kosovë, fuqizimin e  vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që Belgjika ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet.

Ai kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Belgjikës veçanërisht në proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Në këtë kontekst, Hoxhaj dhe Calster, kanë diskutuar për marrëveshjet që do të nënshkruhen ndërmjet dy vendeve në të ardhmen e afërt.

Ambasadorja e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, Jorezidente në Kosovë, Anick Van Calster, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Belgjikës për shtetin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)