Belgjika mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së
Prishtinë, 29 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, zotëri Pascal Gregorie.
Presidentja Jahjaga falënderoi Gregorie për angazhimin dhe përkushtimin e tij në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.
Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e Belgjikës për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, zotëri Pascal Gregorie u falënderua për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës dhe tha se Belgjika do të vazhdojë të mbështetë procesin e integrimit evropian të Kosovës.