29 Prill 2024

Belgjika konfirmon mbështetjen që do të ofroj për Kosovën

Prishtinë, 17 janar - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Ambasadorin Belg në Republikën e Bullgarisë, Marc Michielsen për të diskutuar rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian drejt integrimit Evropian.

Ministrja Çitaku potencoi të arriturat e qeverisë së Kosovës në fushën e integrimit Evropian si dhe qasjen që ministria ka përcaktuar me qëllim të adresimit të sfidave të identifikuara edhe në raportin e Progresit të publikuar në tetor të vitit të kaluar.

Me këtë rast ministrja Çitaku foli për reformën legjislative dhe institucionale me qëllim të avancimit të proceseve dhe gjetjes së modulit më të avancuar për përmbushjen e kritereve Evropiane.

Gjithashtu, ministrja Çitaku ri-konfirmoi përkushtimin e sajë dhe të institucioneve të Kosovës për marrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për një reformë të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore.

Ndërsa Ambasadori Michielsen konfirmoi mbështetjen që Belgjika do të ofroj për Kosovën, dhe Ministrinë e Integrimit Evropian, në rrugën e saj drejtë plotësimit të gjitha standardeve të nevojshme për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, Ambasadori Michielsen tha se ka shumë punë për të bërë dhe se duhet një mobilizim gjithëpërfshirës shoqëror ne mënyrë që Kosova të avancoj me shpejtësi të duhur drejt integrimit në BE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)