30 Dhjetor 2024

Belgjika kërkon që Kosova të jetë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Prishtinë, 14 korrik - Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Theo Francken, bashkë me një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës, u takua sot me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.

Francken ka thënë se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në AP të NATO-s, si anëtare e asociuar.

“Kosova mund dhe duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ky do të ishte një hap i mirë i integrimit. AP-ja e NATO-s e ka të rëndëishme ta diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kjo mbetet prioritet për ne”, tha Francken në konferencën për media pas takimit.

Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, njëjtë si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistani, Palestina dhe Tunizia. Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare.

Nëse Kosova bëhet anëtare e këtij organi si delegacion i asociuar, ajo do t’i bashkohej Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nga rajoni.

Vizita e delegacionit bleg vjen në një kohë tensionesh në veri të Kosovës, shkaku i të cilave NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.

Gjatë konferencës për media, përfaqësuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës, deputeti Driton Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shprehu falënderimin për përkrahjen nga delegacioni i Belgjikës.

Ai tha se tre deputetet e Parlamentit të Belgjikës e konfirmuan se përkrahin Kosovën për integrim në Bashkim Evropian dhe NATO, ashtu që “përnjëmend Kosova të mos ndihet e lënë anash, por të jetë pjesë e familjes së vlerave evropiane, ashtu siç jemi”.

Me delegacionin belg do të takohet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe më vonë edhe kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrim Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)