Bekim Haxhiu kërkon debat parlamentar për sportin
Prishtinë, 7 shkurt - Edhe trembëdhjetë vjet pas luftës, sporti kosovar vazhdon të ballafaqohet me probleme të njëjta, të cilat nga shumëkush konsiderohen edhe qesharake. Gjendja e infrastrukturës sportive mbetet akoma larg nivelit të dëshiruar.
Bekim Haxhiu, nënkryetar i FFK-së dhe njëherit deputet Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, për emisonin e mëngjesit të RTK-së, tha se, Kuvendi i Kosovës asnjëherë nuk ka debatuar për gjendjen në të cilën ndodhet sporti kosovar, përkundër se kemi rinin më të re në Europë.
\"Kuvendi i Kosovës asnjëherë nuk ka debatuar për gjendjen në të cilën ndodhet sporti kosovar, përkundër se kemi rinin më të re ne Evropë, dhe bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kapitullin III Të drejtat dhe liritë, është e drejtë që edhe fëmijët tanë të jenë të barabartë me fëmijët e botës\", thotë Haxhiu i njohur si Kamishi.
Ai shtoj se Komiteti Olimpik dhe federata sportive përkundër përpjekjeve nuk po arrijnë të thyejnë izolimin, për shkak të barrierave politike që po bëhen nga institucionet ndërkombëtare sportive.
\"Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta thotë fjalën e vet për Sportin për hapat që duhet ndërmarr për të zhvilluar atë, për të thyer izolimin shumë vjeçar. Me izolimin që i ishte bërë sportit kosovarë janë shkelur konventat ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut shprehet Bekim Haxhiu i cili ditë më parë ka marrë një iniciativë për debat parlamentar për gjendjen e sportit në Kosovë, iniciativë të cilën kryesia e kuvendi me date 28 janar 2013 e ka aprovuar.