Behgjet Pacolli hedh votën
Prishtinë, 8 qershor - Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kryer obligimin e tij si qytetar i Kosovës dhe ka votuar në shkollën e lagjes ku edhe jeton, në qendrën e votimit 1927E në shkollën Fillore Shkëndija, në Hajvali.
Pacolli në profilin e tij në Facebook, ka postuar një foto duke votuar, ku shihet i shoqëruar edhe me dy fëmijët e tij, Hanën dhe Isën. Me Hanën dhe Isën, dy fëmijët e mi, qytetarë të Kosovës duke i mësuar një ushtrim elementar të demokracisë, votën, shkruar Pacolli.