Behgjet Pacolli flet me Thaçin

Prishtinë, 25 korrik - Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se koalicioni me PDK-në është i qëndrueshëm. Deri më tani nuk mund të them se kemi ndonjë problem me PDK-në. Kohët e fundit po i dëgjoj disa zëra, informacione në medie, se kinse kemi probleme rreth koalicionit. Por, po ju them shumë sinqerisht, se këto nuk qëndrojnë, ka thënë Pacolli në një intervistë për Epokën e re.
Pacolli ka deklaruar se koalicioni qeverisës është shumë i shëndoshë dhe po funksionon shumë mirë. Ai ka thënë se deri në shtator kryeministri Thaçi do tia sigurojë edhe një ministri AKR-së, ashtu sikurse janë marrë vesh.
Kryeministri Thaçi deri më tani nuk ka dhënë ndonjë shenjë se nuk do ta respektojë marrëveshjen. Ai është njeri që e mban premtimin. Pra, jam i bindur se kryeministri Thaçi do të bëjë një riformatizim të Qeverisë, do tia japë AKR-së edhe një ministri ashtu siç jemi marrë vesh, ka thënë Pacolli. Pacolli ka thënë se marrëveshja e arritur ndërmjet tre liderëve për ndryshimet në ligjin për zgjedhjen e presidentit të vendit duhet të respektohet.
Nuk besoj se do të ketë shtyrje, për arsye se është një marrëveshje e nënshkruar ndërmjet tre liderëve partiakë në prezencën e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, miqve të Kosovës. Nuk besoj se dikush do ti ndërrojë fjalët, është shprehur Pacolli.
Pacolli nuk ka qenë i gatshëm të japë një përgjigje të prerë nëse do të jetë kandidat i ardhshëm për president të Kosovës. Ekzistojnë shumë rrethana të cilat do të vendosin për vendim tim, ka thënë Pacolli.
Në këtë intervistë Pacolli ka paralajmëruar se ndoshta do ti kthehet postit të presidentit të AKR-së për ta fuqizuar edhe më shumë këtë subjekt politik.