28 Dhjetor 2024

BE: Zgjedhjet lokale në veri të paligjshme

Bruksel, 26 maj - Bashkimi Evropian (BE) i konsideron te paligjshme zgjedhjet lokale që do mbahen në pjesën veriore të Kosoves, andaj edhe ka marrë qëdnrimin se ato do i injorojë. Kështu kanë konfirmuar zyrtarë nga selia e BE-së të cilët insistojnë se qasja ndaj këtyre zgjedhjeve do jetë indifernte.

“Sjellja jonë do jetë e thjeshte: thuajse asgjë nuk ka ndodhur”, u shpreh një zyrtarë i lartë evropian duke konfirmuar se Brukseli as që do e përmend apo do i referohet në ndonjë mënyrë zgjedhjeve në veri, as para as pas përfundimit të tyre madje as lidhur me rezutatin e mundshem.

Sipas këtyre burimeve, Beogradit gjithnjë i është bërë me dije se nuk bën të organizohen zgjedhjet në territorin e Kosovës sepse strukturat në veri për Brukselin konsiderohen ilegale. Sidoqoftë, zyrtarët evropian pohojnë se madje edhe këto zgjedhje janë vetëm për, siç u shprehen. “konsum të brendhshëm të Beogradit” andaj edhe zyrtarët serb, sipas tyre, nuk do merren shumë më këtë çështje një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Pavarësisht faktit se strukturat paralele në veri të vendit nuk i konsideron legale, dhe zgjedhjet i konsideron inekzistente, evropianët bëjnë të ditur se pjestarët e misionit të sundimit dhe ligjit nuk do ndërmarrin asnjë veprim për të parandaluar mbajtjen e ketyre zgjedhjeve.

“Askush nga EULEX-I nuk do intervenojë fizikisht për të ndalur procesin e votimit sepse nuk dëshirojmë të ndërmarrin hapa provokativ por do sillemi thuajse asgjë nuk po dnodhë atë ditë dhe natyrisht, këto zgjedhje nuk do i njohim”, u shprehën zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)