BE: Të rishikohet projektligji për Liri Fetare
Prishtinë, 4 shkurt - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar mirëpret sot një delegacion të Komisionit të Venedikut në Kosovë.
Ky delegacion arrin në vend me ftesën e Shefit të Zyrës së BE-së/PSBE-së në Kosovë. Ekspertët do të rishikojnë projektligjin aktual për liri fetare. Kjo është vizita e parë e Komisionit të Venedikut që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Nenit 3 të statutit të Komisionit të Venedikut, organizatat ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, kanë të drejtë të kërkojnë një opinion për projektligjin.
Para kësaj vizite Zhbogar theksoi se ky është një zhvillim shumë pozitiv për Kosovën që Komisioni i Venedikut mund të angazhohet përmes Zyrës së BE-së këtu.
\"Ky mekanizëm hap dyert për angazhime të mundshme në rishikimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe të komentojë për legjislacionin ekzistues si dhe për projekt legjislacionin, theksoi Zhbogar.
Delegacioni prej pesë ekspertësh do të përbëhet prej Thomas Markert, Sekretari i Komisionit të Venedikut, që është i vendosur në Strasburg.
Sipas Markert detyra e këtij delegacioni është ekskluzivisht të rishikojë këtë ligj për lirinë fetare.
Delegacioni do të takohet me përfaqësues të Ministrive të Kosovës, me Kuvendin dhe me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare dhe palët e era kombëtare dhe ndërkombëtare të interesit.
Më vonë, gjatë muajit mars, do të përgatitet një Opinion për këtë pjesë të legjislacionit, i cili do të aprovohet nga Komisioni i Venedikut.