20 Janar 2025

BE s’jep data për Kosovën

Prishtinë, 10 korrik - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se kur bëhet fjalë për rrugën evropiane të Kosovës, BE-ja është e bashkuar plotësisht, pavarësisht dallimeve të kuptueshme për statusin e Kosovës. Megjithatë, ai thotë se ende ka shumë për t’u bërë.

Zhbogar ka thënë se miratimi i standardeve evropiane është vendimtar. Kjo, sipas tij, është arsyeja pse BE-ja po ofron ndihmë nëpërmjet projekteve të binjakëzimit, praktikat më të mira dhe të ekspertëve.

Ndërsa, sa i përket Marrëveshjes për Stabilizim Asoccim, ai ka thënë se pasi të nënshkruhet MSA-ja do të jetë marrëdhënia e parë kontraktuale mes të Kosovës dhe të BE-së.

“Kur bëhet fjalë për rrugën evropiane të Kosovës, Evropa është e bashkuar plotësisht në këtë temë, pavarësisht dallimeve të kuptueshme për statusin e Kosovës. Por, ka shumë për t’u bërë, natyrisht. Një nga gjërat më të rëndësishme për Kosovën është që të mësojnë të jetojnë së bashku dhe të pranojnë dallimet, qoftë kombëtare, gjuhësore, fetare apo ndonjë tjetër”, deklaroi ai.

Sa i përket Kosovës, kjo sipas Zhbogar-it, do të thotë që të respektojnë komunitetet. “Kjo është vlera kryesore e BE-së, pjesë e së cilës Kosova aspiron të jetë”, deklaroi Zbogar, i cili përmendi një anketë të qytetarëve ku 79 për qind e qytetarëve të Kosovës deklaruan se do të votojnë “po” në referendumin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Vizioni dhe vullneti i qytetarëve janë këtu. Por, në të njëjtën kohë pritjet e tyre u bënë më realiste: ata e dinë shumë e më shumë se ky është një proces i bazuar në merita dhe se ka ende shumë punë për t’u bërë. Ne nuk mund të japim datat të sakta, por ne mund, së bashku me palën kosovare, të punojmë në udhërrëfyes të saktë dhe piketa, të cilat do të çojnë integrimin në drejtimin e duhur, duke hequr një pas një barrikadat në këtë rrugë për në BE”, deklaroi ai.

“Kjo është rruga që ka rëndësi më shumë se vetë qëllimi. Për shkak se nga udhëtimi në këtë rrugë Kosova do të ndryshojë për të mirën e popullit të saj”, deklaroi mes tjerash Zhbogar.

Ai gjatë një interviste për Ballkanin e Evropës Perëndimore ka thënë se një nga rezultatet e prekshme të Dialogut mes të Kosovës dhe të Serbisë ishte po ashtu edhe emërimi i dy oficerëve të zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë dhe Kosovës në Beograd.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)