06 Maj 2024

BE rihap qendrën informative dhe kulturore në veri

Prishtinë, 20 korrik - Zyra e BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesi Special ka hapur përsëri qendrën informative dhe kulturore të BE-së në Mitrovicën veriore.

Qendra e re informative dhe kulturore e BE-së gjendet në rrugën Cika Jovina 1, qendra tregtare në pjesën veriore të qytetit, kati i parë dhe do të jetë e hapur prej të hënës deri të premten duke filluar në orën 9:00 – 18:00.

Nenad Radosavljevic, drejtor i  TV Mir,  do të udhëheqë aktivitetet e qendrës informative në Mitrovicën veriore.

Qendra informative dhe kulturore e BE-së do të ofrojë informata për Bashkimin Evropian, asistencën financiare të BE-së dhe procesin e integrimit si dhe do të mbledhë informata prej qytetarëve lokal për këto çështje.

Qendra do të sigurojë publikime, qasjen në internet, hapësirën për lexim dhe të gjitha këto do të jenë pa pagesë.

Për të kuptuar më mirë dhe për të pasuruar debatin për procesin e integrimit qendra informative gjithashtu do të organizojë takime informative dhe kulturore me audiencë të ndryshme.

Shefi i zyrës së BE-së/ Përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar, me rastin e ri-hapjes së qendrës informative dhe kulturore ka diskutuar me përfaqësues lokal të shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit kanë shprehur interesim specifik për të mësuar dicka më shumë për procedurat e aplikimit për fonde të BE-së me qëllim të përdorimit më të mirë të kapaciteteve të tyre intelektuale dhe për të parandaluar largimin e trurit.

Nevoja për dialog të vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve në Kosovë si dhe ndërmjet Prishtinës e Beogradit poashtu është përmendur në diskutime.

\"Vetëm kur përmenden problemet konkrete atëherë mund të gjinden zgjidhjet. Problemet dhe sfidat ekonomike do të jenë temë për diskutimin e ardhshëm në këtë format\", tha shefi i zyrës së BE-së / PSBE Samuel Zhbogar.

Qendra informative dhe kulturore e BE-së në Prishtinë pritet të rihapet në shtator 2012.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)