BE: Procesi i votimit ishte i qetë dhe pa incidente
Prishtinë, 13 qershor - Misioni i Vëzhguesve të Bashkimit Evropian (BE) ka paraqitur sot në një konferencë për media raportin preliminar me të gjeturat nga monitorimi i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Sipas raportit, zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të qetë, pa incidente, por vëzhguesit kanë vërejtur edhe disa parregullsi, siç janë votimi familjar, rastet e ndihmës abuzive të votuesve dhe prani e tepërt e vëzhguesve nga partitë politike.
Shefi i vëzhguesve të BE-së Alojz Peterle ka thënë në prezantimin e të gjeturave preliminare të vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, se ky proces u ndikua negativisht nga dobësitë e vjetra, veçanërisht nga listat e pasakta të votuesve që janë të cenueshme ndaj mashtrimeve, një sistem që lë mundësi për abuzim dhe sistem me shumë të meta për votim jashtë Kosovës.
Megjithëse, sipas tij, procesi i votimit ishte i qetë dhe pa incidente, nuk munguan edhe votimet familjare, pranisë së tepër të vëzhguesve e raste tjera.
\"Mbajtja e zgjedhjeve në periudhën me të shkurtër të mundshme, ka ndikuar negativisht në tërë procesin zgjedhor. Prania e personave të vdekur në lista votuese vazhdon të jetë shqetësuese\", ka thënë Petrele.
Edhe votimi jashtë Kosove sipas tij u ndikua në mënyrë të veçantë nga periudha e shkurtër kohore, pasi vetëm 15 mijë janë regjistruar për votim, derisa janë afër 500 mijë votues që jetojnë jashtë vendit
Sipas raportit të vëzhguesve të BE-së, edhe në komunat veriore shkoi mirë, por kishte udhëzime të paqarta nga KQZ-ja nëse duhet të pranohen dokumentet e identifikimit të Serbisë si dokumente të vlefshme identifikimi për votim në katër komunat veriore.
Derisa, në zgjedhjeve rreth 30 autobusë nga Serbia sollën votuesit në disa komuna me shumicë serbe.
Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian Igor Soltes tha se Misioni i zgjedhjeve të kaluara ka listuar rekomandimet për të përmirësuar procesin zgjedhor, por nuk janë marr parasysh, çka u vërejt në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ne duhet të pranojmë se ka mundur të bëhet me shumë në zbatimin e këtyre rekomandimeve, është dashur të kishim një ndikim më pozitiv sikur kjo të kishte ndodhur në këtë fushatë të vitit 2017. Ju jap tri shembuj konkret, kanë qenë tri rekomandime që kanë pasur të bëjnë me kornizën e nevojshme për përgatitjen e procesit zgjedhor.\"
\"Është me rëndësi që të pranohet se koha shumë e shkurtër është marr parasysh, duke mos marr parasysh rekomandimet për këto zgjedhje dhe pasojat janë të dukshme, nga cilësia e listës së votuesve e deri të mundësit që janë të votuesve që janë Kosovës, e deri të përgatitja dhe menaxhimi i trupave menaxhuese të zgjedhjeve. Pastaj fushata zgjedhore mendoj se do të duhej të kishte marr parasysh rregullat sa më transparente. Sikur këto të ishin marr parasysh do të kishim një fushëbetejë shumë me të barabartë mes partive politike, u shpreh Soltes.