19 Janar 2025

BE për herë të parë jep çmimin “Evropiani i vitit” në Kosovë

Prishtinë, 13 maj - Si pjesë e festimeve me rastin e  Ditës së Evropës 2016, BE-ja në Kosovë do të prezantojë për herë të parë çmimin Evropiani i Vitit, për të falënderuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

Ky shpërblim do të prezantohet sot nga Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, dhe Bekim Çollaku, Ministër i Integrimeve Evropiane në Kosovë.

Të nominuarit për shpërblimin “Evropiani i parë i vitit” janë: Majlinda Kelmendi, Kampionia evropiane e xhudos; Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës; Danijela Zubac, anëtare e Bordit të Fondit Zhvillimor; iniciativa \"Let\'s do it Kosova – Ta pastrojmë Kosovën\"; Grupi për Studime Juridike dhe Politike; dhe Krenare Gashi, Shefja e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës.

Kjo ceremoni do të ndiqet nga një prezantim i publikimit \"MSA-ja për secilin\", i cili paraqet pikat kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) në një mënyrë të kuptueshme për të gjithë.

MSA-ja në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka hyrë në fuqi më 1 prill 2016. Kjo Marrëveshje është kontrata e parë gjithëpërfshirëse në mes të BE-së dhe Kosovës dhe është një e arritur në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)