19 Janar 2025

BE paralajmëron heqjen e vizave edhe për Kosovën

Bruksel, 11 prill - Komisioni Evropian do të propozoj këtë muaj liberalizimin e regjimit të vizave me Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë, ka thënë një burim në BE.
 

Ndërkaq, siç raporton Reuters bazuar në burime të veta, KE po ashtu po punon në propozimin e ndjeshëm politik, që procesin e liberalizimit të vizave ta zgjeroj edhe për Kosovën.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në muajin mars të këtij viti i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se ekzekutivi i BE-së do ta paraqes propozimin në muajin prill.

Ukraina i ka rreth 45 milionë banorë.

Ukraina nuk është i vetmi vend që me padurim e pret regjimit e udhëtimit të lirë pa viza. Liderët e BE-së kanë premtuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave me Turqinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)