17 Janar 2025

BE padrejtësisht po i mbanë të izoluar qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 8 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, sidomos në rrafshin parlamentar.

Temë e veçantë e këtij takimi ishin hapat që po ndërmerr Kosova në rrugën e integrimit evropian, me theks të veçantë, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke e vlerësuar të domosdoshëm këtë hap, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se BE-ja padrejtësisht po i mbanë të izoluar qytetarët e Kosovës. 

Ambasadorja Kapitanoviq, nga ana e saj, tha se Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të japë kontributin e saj në politikën e jashtme për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)