19 Maj 2024

BE në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Prishtinë, 8 mars - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, familja e BE-së në Kosovë ka theksuar se përkundër faktit që është bërë përparim i madh, 8 marsi shërben si përkujtues për shumë padrejtësi që vazhdojnë të mbizotërojnë në shoqëritë tona.

Bernd Borchardt, Shefi Misionit EULEX, tha: “8 marsi është një mundësi e mirë për rritjen e vetëdijesimit, por nuk duhet t’i harrojmë 364 ditët tjera të vitit. EULEX-i, ashtu si edhe institucionet kosovare për sundimin e ligjit, pranojmë se angazhimet tona për promovimin e barazisë dhe luftimit të dhunës kundër grave duhet të jenë konstante.”

Gjatë kryerjes së operacioneve dhe aktiviteteve të saj, BE-ja mbështetet në rolin e rëndësishëm që luajnë gratë në menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe paqen e qëndrueshme.

Forcimi i sundimit të ligjit, si komponent kryesor i paqes së qëndrueshme, nënkupton, po ashtu, promovimin e barazisë gjinore dhe luftimin e dhunës kundër grave.

Samuel Žbogar, Shef i Zyrës së BE-së/PSBE tha se kohët e fundit, jam takuar me gratë nga kooperativa bujqësore \"Krusha\" në Krushë të Madhe.

\"Ato kanë arritur të tejkalojnë jo vetëm humbjet tragjike personale të personave të tyre më të dashur, por edhe të luftojnë disa kufizime tradicionale, për t’u përballur me të ardhmen.\"

\"Në këtë 8 mars, 25 gratë nga Krusha janë simbol i grave të Kosovës: historia ka qenë e dhimbshme dhe shpesh tragjike, megjithatë fuqia e tyre dhe vizioni për të ardhmen ka arritur të ndryshojë realitetin e përditshëm për ta bërë atë një vend më të mirë për të jetuar.\"

Prandaj është e qartë se, fuqizimi i grave dhe i vajzave nuk është vetëm detyra jonë morale, ajo është një zgjidhje për shumë nga sfidat më të mëdha të zhvillimit e të paqes.

Këtë e hasim nga rritja ekonomike e deri te zvogëlimi i konfliktit global dhe terrorizmit dhe të gjithë mund të përfitojnë nga fuqizimi i gruas. Kjo është arsyeja pse ne duhet të angazhohemi për kauzën e grave dhe vajzave, jo vetëm sot, por çdo ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)