22 Dhjetor 2024

BE në Kosovë i bashkohet Paradës së Krenarisë

Prishtinë, 9 qershor – Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe ekipi i BE-së në Kosovë iu bashkuan sot institucioneve vendase të Prishtinës, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe korit diplomatik, në Paradën e Krenarisë të organizuar nga disa organizata të shoqërisë civile.

Slogani i sivjetshëm i Javës së Krenarisë në Kosovë është: “Edhe n’shtet, edhe n’familje”, dhe bën thirrje për respektimin, pranimin dhe përfshirjen e personave LGBTIQ si në jetën publike edhe në atë private.

“Kjo është Padarada e gjashtë e Krenarisë e organizuar në Kosovë. Kjo dërgon një porosi shumë pozitive për anëtarët e komunitetit LGBTIQ në Kosovë dhe më gjerë. Jam krenar që po i bashkohem paradës përkrah anëtarëve të komunitetit LGBTIQ, aktivistëve të të drejtave të njeriut, institucioneve të Kosovës si dhe korit diplomatik”, tha Szunyog.

“Ndërsa organizimi vjetor dhe i pandërprerë i paradave të krenarisë në Kosovë shënon qartazi përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe diversitetit, nuk duhet të harrojmë se anëtarët e komunitetit LGBTIQ ende përballen me diskriminim, si në Kosovë edhe në BE, dhe se ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të siguruar trajtim të barabartë të personave LGBTI”.

Ambasadori Szunyog lavdëroi aktivistët e të drejtave të njeriut dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë të Kosovës për të gjithë punën e mirë që e kanë bërë deri më tani në promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ dhe theksoi se barra e kësaj pune nuk mund të bartet vetëm nga disa, por duhet të bëhet edhe nga opinioni i gjerë dhe vendimmarrësit në të gjitha nivelet e qeverisjes. 

“Dëshiroj të theksoj se diskriminimi për shkak të orientimit seksual është i ndaluar me legjislacionin e BE-së dhe me ligjet e Kosovës dhe kjo na ofron hapësirë të mjaftueshme për të ndihmuar në çrrënjosjen e tij”, tha Szunyog.

Parada e Krenarisë është pjesë e aktiviteteve të Javës së Krenarisë. Si kontribut në programin e javës, ambasadori Szunyog do të organizojë sot një pritje për OJQ-të kryesore dhe aktorët ndërkombëtarë që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTIQ në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)