BE ndan projektet, për Kosovën dhe veriun
Prishtinë, 6 mars - Qytetarët e Kosovës në relacion me BE-në duket sejanë te dënuar, edhe pasi unioni i 27 shteteve evropiane publikoihartën e Serbisë pa Kosovën, më saktë aty ku tregon të dhënat e njështeti që aspiron anëtarësimin në BE.
Më 29 shkurt të këtij viti, BE e ka bërë edhe një ndarje, tani të Kosovës, saktësisht aty ku kosovarëve iu dhemb më shumë, veriun.
Në një njoftim të botuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian është postuar edhe një thirrje për propozime që do të kontribuonin në rritjen e kontributit në bujqësi dhe zhvillimin e sektorit rural, e cila do të realizohej veçantë për veriun dhe veçantë për pjesën tjetër të Kosovës, edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin projekt, shkruan gazeta Zëri.
Kjo ftesë e KE-së ka për qëllim që të rrisë kualitetin e prodhimeve bujqësore dhe mbrojtjen e ambientit. Fjala është për njoftimin me referencë të publikimit Europe Aid/132-547/L/ACT/XK.
Më saktë, ky tender i Komisionit Evropian në vlerë 4.5 milionë euro, para këto nga fondi i Instrumentit të Paraanëtarësimit (IPA) është ndarë në pesë fusha, e para është nënsektori që për shënjestër ka industrinë e mishit, i dyti atë të produkteve të qumështit, i treti atë të frutave dhe perimeve dhe i katërti atë të drithërave.
Tenderi evropian e ka edhe fushën e pestë që përfshin të gjithë nënsektorët e mësipërm, por do të jetë veçantë për Kosovën në pjesën veriore të lumit Ibër.