18 Janar 2025

BE monitoron zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 2 tetor - Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff në konferencën e përbashkët me organizatat e shoqërisë civile ka rikonfirmuar se Brukseli do të monitorojë procesin zgjedhor të 3 nëntorit në Kosovë.

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile do të ketë 1 mijë e 600 vëzhgues. Për këtë qëllim është vënë në dispozicion edhe numri i telefonit 500-088 nga të gjithë operatorët, ku qytetarët mund të denoncojnë parregullsitë që mund të hasen gjatë votimit.

“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të mbyllë sytë para parregullsive, madje, do të kemi edhe një delegacion të BE-së, diçka e pazakontë sepse blloku nuk monitoron zgjedhjet lokale dhe mendoj se tregon rëndësinë e madhe të këtij procesi”, tha ambasadori Cliff.

Ndërkaq, ambasadori norvegjez Jan Braathu u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe të dalin në votim më 3 nëntor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)