20 Janar 2025

BE mirëpret vendimin e qeverisë për ligjin për Gjykatën Speciale

Prishtinë, 22 prill - Përfaqësuesi Special i BE-së dhe përfaqësitë e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të aprovuar projektligjin për ratifikimin e shkëmbimit të letrave në mes të Presidentes Jahjaga dhe Përfaqësueses së Lartë Baroneshës Ashton. 

Ne u bëjmë thirrje anëtarëve të Kuvendit që të aprovojnë këtë ligj, i cili do të mbështesë tranzicionin e mandatit të EULEX-it, dhe i cili do të krijojë një gjykatë speciale për gjykimin e pretendimeve ndaj individëve të caktuar, të cilët mund të kenë kryer ose mund të mos kenë kryer krime të rënda. 

“Aprovimi  i shkëmbimit të letrave do të fuqizojë sundimin e ligjit në Kosovë dhe do të ngritë imazhin ndërkombëtar të Kosovës duke dëshmuar kështu se ajo nuk ka çfarë të fshehë lidhur me pretendimet e Raportit të Këshillit të Evropës të vitit 2011”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së, në Kosovë.

BE-ja pranon që ky është një vendim i ndjeshëm dhe i vështirë. Njëkohësisht ne besojmë fuqishëm se një vendim i tillë duhet të mirret për të hapur rrugën për një të ardhme evropiane më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.” 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)