BE me mision vëzhgues për zgjedhje
Prishtinë, 15 maj - Brukseli ka mundësi që ta pranojë kërkesën e presidentes Jahjaga, për të dërguar në Kosovë një mision vëzhguesish të BE-së.
Burime të Zërit, në Këshillin e BE-së, kanë thënë se kërkesa e presidentes Jahjaga është duke u trajtuar me pozitivitet për të dërguar një mision të ngjashëm më atë të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.
Zyrtari evropian, duke folur në kushte anonimiteti i ka thënë Zërit se problemi kryesor qëndron në faktin se zgjedhjet po mbahen shumë shpejt dhe normalisht nuk do të ishte pranuar.
/Zëri/