16 Janar 2025

BE mbetet destinacioni kryesor i Kosovës

Prishtinë, 4 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të BE-së, Federica Mogherinin, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi, duke i uruar mirëseardhje përfaqësueses Mogherini, është shprehur se vizita vjen në një moment më të mirë për Kosovën dhe rajonin.

“Kemi sfida të ndryshme, por prioritete të njëjta”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se është e rëndësishme që BE-ja të mbështesë tërë rajonin në aspiratën e vet për t’u bërë pjesë e saj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë, Mogherini u shpreh e kënaqur me vizitat e saj në rajon.

Presidenti Thaçi ka shprehur kënaqësi që përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, do të takojë tërë spektrin politik në Kosovë, që të japë përkrahjen më të gjerë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“BE-ja mbetet aspirata e vetme e Kosovës dhe e tërë rajonit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)