20 Janar 2025

BE konsultohet me shoqërinë civile për progresin e Kosovës

Prishtinë, 24 qershor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar situatën aktuale lidhur me reformat kryesore dhe prioritetet e Kosovës që do të raportohen në Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.

Secila temë u mbulua me prezantimet e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile të ndryshme dhe u përcoll me diskutime. Këtë vit, organizatat e shoqërisë civile, të udhëhequra nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, kanë bërë përpjekje të mëdha në përgatitjen e një dokumenti të konsoliduar për të gjitha fushat e mbuluara nga Raporti i Progresit.  

Ky takim u kryesua nga Catherine Wendt, shefe e Njësisë për Kosovë në Komisionin e Drejtorit Gjeneral për Zgjerim dhe Thomas Gnocchi, shef i Njësisë Politike, Ekonomike dhe Integrimit Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë.

Me rastin e hapjes së këtij takimi, znj. Wendt tha: \"Viti i kaluar ishte një vit i mirë për Kosovën, me negociata të suksesshme për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Sot, me padurim pres që të dëgjoj për hapat pozitivë dhe për zhvillime e bëra, dhe pres që do të ketë përqendrim në sfidat ekzistuese dhe në ato të ardhshme. Kontributi juaj në takimin e sotëm do të ofrojë një pasqyrë të vlefshme për raportin e progresit, të cilin jemi duke e përgatitur tani”.  

Thomas Gnocchi tha: \"Këto takime konsultative na mundësojnë që të kemi një pikëpamje më të balancuar kur është fjala për progresin që ka arritur Kosova në raportet tona të njëpasnjëshme të progresit. Mirëpo, ne i shohim këto takime si një mjet për fuqizimin tuaj, respektivisht shoqëria civile vis-à-vis autoriteteve.\"

Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, tha: \"Ne shpresojmë se ky ushtrim do të jetë i vlefshëm jo vetëm për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë që të fuqizojnë zërin e tyre në procesin e integrimit, mirëpo edhe për BE-në dhe Qeverinë e Kosovës që të ndërtojnë një bashkëpunim të rëndësishëm me këtë segment të procesit të shtet-ndërtimit. Shpresojmë se si rezultat i angazhimit të të gjitha palëve të interesit, procesi i integrimit të Kosovës do të përshpejtohet, duke tejkaluar gjatë rrugës të gjitha barrierat politike.\"

Ky takim mbuloi një numër fushash, si reformat dhe performancën e institucioneve të Kosovës (Parlamenti, Qeverisja Qendrore, Qeverisja Lokale dhe Administrata Publike), të drejtat e njeriut, kriteret ekonomike – si korniza për hetimin dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike – dhe sundimi i ligjit.

Një temë tjetër e rëndësishme ishte klima e punës për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe konsultimi me institucione. Lidhur me këtë të fundit, anëtarët e shoqërisë civile informuan BE-në për situatën e zbatimit të strategjisë për bashkëpunim në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile, e miratuar në vitin 2013.

Sa i përket kritereve politike lidhur me institucionet e Kosovës, përfaqësuesit e BE-së dëgjuan pikëpamjet e shoqërisë civile për punën e Qeverisë vis-à-vis prioritetet politike, situatën e reformave në administratë publike dhe punën  e agjencive të pavarura.

Lidhur me kriteret ekonomike, diskutimi u përqendrua në kornizën e investimit dhe në klimën për aktivitete afariste.

Lufta kundër korrupsionit ishte një temë e rëndësishme e diskutimit në pjesën e diskutimeve për sundimin e ligjit.

Ndërsa sa i përket të drejtave të njeriut, shoqëria civile dha perspektivën e tyre për çështjet si, zbatimi i strategjisë për komunitete dhe kthim, liria e shprehjes, përfshirja e shoqërisë dhe situata e përgjithshme e grupeve të margjinalizuara.
 







 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)