22 Janar 2025

BE: Javën e ardhshme pritet nënshkrimi i MSA-së me Kosovën

Prishtinë, 21 tetor - Pritet që Bashkimi Evropian ta nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën javën e ardhshme, duke e hapur rrugën për integrim të Kosovës në bllokun e 28 vendeve evropiane, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.

Ky veprim, që po ashtu shihet si ndihmesë për afrimin e mëtejmë të Serbisë me BE-në, mund të shkaktoj shqetësim në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, që kanë probleme me lëvizjet e brendshme separatiste.

Spanja, Qiproja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Por, kjo nuk i ka parandaluar ato që në të kaluarën ta japin autorizimin e tyre për fillimin e negociatave të BE-së me Kosovën, që ka ndihmuar në uljen e tensioneve nacionaliste në Ballkan.

Kosova i ka përfunduar bisedimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, në korrik të vitit 2014, që paraqet një hap në rrugën kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që mund të bartë me vete përfitime ekonomike.

Zyrtarët thanë se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini, dhe Johannes Hahn, komisionar për politikën evropiane të fqinjësisë dhe për negociata për zgjerim, javën e ardhshme do ta nënshkruajnë MSA-në me Kosovën, thanë zyrtarët.

Ajo do të bëhet fuqiplotë vitin e ardhshëm.

“Nënshkrimi i marrëveshjes do ta riforcoj perspektivën evropiane të Kosovës dhe do dë të ndihmoj në stabilizimin e brendshëm”, tha një zyrtar i BE-së.

/rel/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)