21 Janar 2025

BE-ja s’po tregohet e padrejtë me Kosovën

Prishtinë, 21 dhjetor - Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku ka thënë se shteti i Kosovës nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai ka vlerësuar për ‘Epokën e re’ se BE-ja nuk është duke u treguar e padrejtë me Kosovën, duke mohuar se është duke përdorur standarde të dyfishta.

Mazreku ka thënë se pikërisht kriza politike e shkaktuar nga pozita dhe opozita, si dhe mungesa e vullnetit politik të spektrit aktual në Kosovë, kanë ndikuar në ngecjen e këtij procesi.

Megjithatë, ai ka thënë se nëse ka vullnet që kriteret të plotësohen, qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin pa viza në pjesën e dytë të vitit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)